Provokon politikani serb: Kosova nuk është shtet, atje shkojmë pa pasaporta
Kryetari i ashtuquajturës Komision Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar sot se qytetarët serb në Kosovë mund të shkojnë atje vetëm me letërnjoftime.

Drecun, ka porositur qytetarët serbë se nëse shkojnë në Kosovës nuk u duhen fare pasaportat për të hyrë në territorin e Kosovës.

“Për ne nuk është shtet që duhet të shkohet me pasaportë, mjafton letërnjoftimi. Prishtina me këtë vetëm dëshiron që të shkaktojë incident”, ka thënë Drecun.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve nëpër media se Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për të mos i njohur pasaportat serbe kur qytetarët e Serbisë hyn në Kosovës.

Ai theksoi se askush me mendjen e tyre nuk duhet të lejohet të shkojnë në Kosovë me pasaportën e tyre, sepse Kosova është një pjesë integrale e Serbisë, raporton Blici serb.
Shtuar më 07/08/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori