Evra befason me vendimin e fundit, nga Manchester United në kategorinë e 11 angleze (VIDEO)

sh-lojtari i Manchester United, Patrick Evra, ka çuditur me rikthimin e papritur në fushën e futbollit këtë fundjavë, teksa iu bashkuar klubit amator Brentham FC, i cili militon në kategorinë e 11-të të futbollit anglez.

Mbrojtësi francez i cili u pensionua nga futbolli profesionist në vitin 2019, të dielën luajti si anësor i majtë me fanellën me numrin 11, në ndeshjen të cilën e fitoi North Grinford United me rezultat 3-2.

Paraqitja e Evras u xhirua nga një numër i madh i shikuesve të habitur, të cilët nuk mund të besonin se ish-fituesi i Ligës së Kampionëve po luante me ekipin amator.

Evra e falënderoi klubin e Brenthamin që e lejoi të luante dhe shkroi me shaka se në “Twitter” se shpreson se e ka bërë krenar Ryan Giggsin duke e veshur fanellën me numrin 11.

“Faleminderit që më lejuat të luaj me juve, djem. Ishte një ditë shumë e mirë, mos u brengos Giggs, ta kam nderuar numrin e fanellës sa kam mundur”, shkroi Evra.


Shtuar 31.08.2020 13:30