Protestë ndaj vizitës së serbëve lokalë
Paralajmërimi se një grup i serbëve lokalë do të vizitojnë, të martën, pronat e tyre në fshatin NeredimeFerizajt, ka rikthyer kujtimet dhe tensionet e luftës.
Mbi 200 banorë shqiptarë, në orët e paradites, kishin dalë tek ura e fshatit, aty ku bashkohen Neredimja e Poshtme me atë të Epërme, për të parandaluar organizimin e kësaj vizite, e cila bëhej nga Këshilli danez për Refugjatë si dhe nga UNHCR-ja, raporton korrespondenti i “Kohës Ditore”.

"Nuk lejojmë që serbët të kalojnë, ne nuk jemi kundër kthimit, por jemi kundër sjelljes së tyre, të cilët sot e asaj dite nuk i kanë treguar kriminelët nga radhët e veta, të cilët na patën djegur shtëpitë dhe na patën vrarë disa veta", thoshte Hyzri Rekaj , kryetar i Këshillit të fshatit.

fshatin Neredime, në të dy pjesët e saj, gjatë luftës ishin djegur rreth 90 për qind e shtëpive, ndërsa ishin vrarë pesë vetafshatit dhe në gjithë grykën e kësaj zone 11 veta.

Deri më tash, procesi i kthimit në komunën e Ferizajt ka pasur mjaft sukses, në rindërtimin e shtëpive si në fshatin Bablak, Babush,Talinovc i Muhaxherëve etj, por jo edhe në kthimin e banorëve serbë që të jetojnë nëpër ato shtëpi.
Shtuar më 08/11/2011, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori