Protestë e tensionuar në Han të Elezit, shkak rrahja e kosovarëve në Shkup
Një protestë me tensione u mbajt sot në Hanin e Elezit të Kosovës. Protestuesit me të ardhur në pikën kufitare me Maqedoninë, në Bllacë, hasën në rezistencë nga forcat e rendit. Organizatori i protestave u arrestua.

Kjo i zemëroi akoma më shumë protestuesit. Protesta vjen pas rrahjes së tre shtetasve kosovarë në parkun e qytetit të Shkupit nga ana e tifozëve Komitët, përcjell Gazeta Express.

Për rastin janë të dyshuar dy persona dhe rrezikojnë burg nga tre muaj deri në tre vjet.

Sipas deklaratave të dhëna për media, tre qytetarët e Kosovës pasi që u rrahën brutalisht nga tifo grupi maqedonas, u morën në pyetje nga policia e Maqedonisë për 5 orë. Këtë ata e quajtën si trajtim i gabuar nga ana e policisë.

Ndërkaq deputeti i shqiptar i partisë maqedonase Muhamet Zekiri tha se do të interesohet që të gjej se kush kanë qenë ata polic dhe se me urdhër të cilit person janë marrë në pyetje viktimat.

Megjithatë, sulme dhe probleme të tilla ndëretnike paraqiten çdo herë në kohë të fushatave ose para cikleve zgjedhore, me qëllim, nxitjen e votuesve nacionalist.
Shtuar më 13/12/2019, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori