Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga bën thirrje që problemi i krijuar në Universitetin e Prishtinës të kapërcehet përmes një
dialogu konstruktiv. Zëdhënësi i saj, Arbër
Vllahiu, i tha Radios Evropa e Lirë, se të gjitha palët duhet të përmbahen nga
dhuna për t’i lënë hapësirë zgjidhjes institucionale.
"Presidentja e Republikës së Kosovës po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në UP dhe duke bërë thirrje për përmbajtje nga
dhuna vlerëson se është i domosdoshëm
dialogu konstruktiv që çon drejt një zgjidhjeje të
pranueshme”, tha
Vllahiu.
Ai ka thënë se Universiteti i Prishtinës duhet të gjejë vetë zgjidhjen e
pranueshme brenda kornizës
ligjore.
“Është e domosdoshme që situata të mos eskalojë dhe që të tregohet përmbajtje nga të gjithë.
Dhuna nuk është zgjidhje. Kapërcimi i gjendjes mund të bëhet brenda institucionit dhe në suaza
ligjore”, tha
Vllahiu. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014,
ora 11:09