Protestat ndërmjet pushtetit dhe opozitës
Mijëra qytetarë kanë protestuar ditët e fundit ndaj kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa duke i kërkuar që të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviç, për shkak të, siç është vlerësuar, deklaratave fyese ndaj familjarëve të viktimave të luftës.

Protestuesit kërkojnë edhe shndërrimin e kombinatit “Trepça" në ndërmarrje publike.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se protestat e fundit, në të cilat kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, dhe që janë vlerësuar të organizuara nga partitë opozitare, kanë nxjerrë në pah antagonizmat e thella ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se duke marrë parasysh që në demokraci, opozita është pjesë e sovranitetit të popullit, për aq sa ka numra në Kuvend, pushteti nuk ka të drejtë ta shtypë opozitën, për shkak se shtyp sovranitetin e popullit.

Por, në anën tjetër, sipas tij, opozita parlamentare, të cilës aktualisht i prin Lëvizja Vetëvendosje, përmes mitingjeve partiake po thirret në emër të popullit. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori