Protesta, rruga e vetme e Opozitës
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vendosur që më 18 prill të protestojnë kundër "kapjes" së shtetit, por pa dhënë ende detaje rreth organizimit.

Por, hollësitë rreth protestës së thirrur kundër Qeverisë nuk i kanë të qarta as vetë subjektet politike opozitare, shkruan "Zëri". Kohëzgjatja, numri i protestuesve, rrjedha e saj, nuk janë diskutuar ende nga opozita, por ata thonë se protesta e thirrur nga ta ka një listë me kërkesa, të cilat i adresohen ekzekutivit.

Zgjim Hyseni, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes "Vetëvendosje", ka thënë se subjektet opozitare do të organizojnë ditëve në vijim konferencë të re për media, ku do t'i njoftojmë qytetarët për hollësitë e protestës.

"Ajo çka dihet sigurt është që kjo as nuk është protesta e parë dhe as nuk do të jetë e fundit e organizuar nga subjektet e opozitës", ka thënë Hyseni.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë me protesta e demonstrata ngase nuk presin që kjo qeveri të jetë ndryshe nga e kaluara.

Hyseni ka shtuar se "VV" nuk pret që shteti të çlirohet nga kapja që i është bërë prej qeverisë. /albeu.com/


Shtuar më 07/04/2015, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori