Protesta në të gjithë Kosovën
Në gjithë Kosovën sot do të protestohet kundër arrestimeve të fundit nga EULEX-i, ndaj ish pjestarëve të UÇK-së, tëorganizuara nga Organizatat e Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe të Invalidëve të luftës së UÇK-së.

Në komunikatën e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së theksohet se protesta është gjithëpopullore, dhe se do të mbahet njëkohësisht në 26 qendra të Kosovës, në Besianë, Burim, Dardanë, Deçan, Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Han i Elezit, Kaçanik, Kastriot, Klinë, Lipjan, Malishevë, Pejë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Skënderaj, Therandë, Viti dhe Vushtrri.

Përmes kësaj proteste do të kundërshtohet demonizimi i luftës çlirimtare nga misioni evropian EULEX, kurse ndaj këtij misioni do të paraqiten edhe kërkesa rreth rolit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2011, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori