Protesta ishte kundër parimeve evropiane
Bashkimi Evropian i ka cilësuar si “dhunë për keqardhje” ngjarjet e së shtunës në Kosovë, duke i cilësuar protestat e tilla si tërësisht të paarsyeshme.
“Është për keqardhje dhuna që ka ndodhur, por besojmë se, përgjithësisht, situata është adresuar mirë nga Policia e Kosovës.

Protestat e këtilla i shohim si tërësisht të paarsyeshme, sepse ishin kundër asaj që është parim thelbësor i BE-së, pra lirisë së lëvizjes së mallrave. Ne kemi punuar ngushtë me autoritetet e Kosovës për ta zbatuar këtë parim dhe është për keqardhje që njerëzit protestojnë kundër tij”, ka thënë Michael Mann, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Ndryshe, Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të organizojë një aksion tjetër më 22 janar.
Shtuar më 16/01/2012, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori