Protesta e Opozitës, policia heq sendet e forta nga sheshi (FOTO LAJM)

Update - Policia e Kosovës së bashku me kompaninë për pastrimin e Prishtinës në mëngjes kanë kontrolluar të gjithë kontejnerët në Shesh nga ku kanë larguar mjetet e forta. Përveç tyre janë larguar sende të forta edhe nga lokalet pranë qendrës së kryeqytetit, që mund të përbëjnë rrezik gjatë protestës së opozitës.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të protestojnë sot për siç thonë kundër "kapjes së shtetit".

Marshimi në sheshin "Zahir Pajaziti", vazhdon drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe në fund në sheshin "Skënderbeu".

Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 14:00. /albeu.com/

Protesta ka këto kërkesa:

1. Të shfuqizohet vendimi i ZRrEE-së i datës 29 gusht 2014 dhe të shkarkohet Bordi i ZRrEE-së,
2. Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë.
3. Të shkarkohet Hajredin Kuqi.
4. Të dorëhiqet Enver Hasani.
5. Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së.


Shtuar më 18/04/2015, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori