Protesta e Opozitës, "plastifikohet" godina e everisë (FOTO)

Godina e qeverise ne Prishtine
Opozita ka paralajmëruar se, më 28 nëntor do të ketë protesta popullore në Prishtinë për të kundërshtuar Marrëveshjen e AKS-së dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Për këtë arsye qeveria ka nisur të marrë masa ë dy javë përpara. Në godinën e saj kanë nisur punimet. Xhamat e ndërtesës janë duke u plastifikuar, raporton lajmi.net.

Më herët, në protestat kundër Aleksandar Jabllanoviqit, pikërisht xhamat e Qeverisë, u thyen nga protestuesit, në protestat e organizuara nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2015, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori