Protesta e nesërme e veteranëve, nuk përkrahet nga OVL e UÇK
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë e një grupi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë të pakënaqur me listat e veteranëve dhe njohjet e statusit të invaliditetit.

Mirëpo, Organizata e Veteranëve të Luftës nuk qëndron prapa organizimit të kësaj proteste.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, sqaron se personat që qëndrojnë prapa organizimit të kësaj proteste janë ata që kanë marrë çertifikatat e tyre dhe janë paraqitur në komision, mirëpo ky i fundit nuk u ka njohur të drejtën për invalid, dhe si e tillë, OVL e UÇK-së, nuk qëndron prapa organizimit të kësaj proteste.

“Ata janë që kanë marrë çertifikatat dhe kanë ardhë në komision, dhe komisioni nuk i ka njohur të drejtën për invalidë, kështu që ne nuk qëndrojmë prapa tyre” ka përfunduar Gucati.

Ndryshe, nesër me fillim prej orës 11:00 në Sheshin Skënderbeu është paralajmëruar protestë e ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët kërkojnë pastrimin e listave të veteranëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 20:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori