Protestë në Gjenevë dhe Prizren për Astritin
Me moton “kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin” sot zhvillohen protesta para ndërtesës së OKB-së në Gjenevë dhe në Prizen.

Protesta në Prizren do të mbahet para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, duke filluar nga ora 15:00. Kurse, në Zvicër protestohet para ndërtesës së OKB-së në Gjenevë, duke filluar nga ora 16:00.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se sot bëhen një javë nga vdekja e aktivistit Astrit Dehari dhe ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi./albeu.com/


Shtuar më 12/11/2016, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori