Media Spanjolle: Rashford i pakënaqur te Manchester Utd, ai ka folur me Barcelonën

Sipas raportimeve të “El Chiringuito”, Barcelona ka marrë “dritën jeshile” nga Marcus Rashford për t’u transferuar te katalanasit.

Anglezi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me Manchester United, e cila skadon në vitin 2023 edhe nëse klubi ka mundësi ta zgjasë kontratën edhe për një sezon.

Transmetimi televiziv nxjerr në pah sesi tashmë ka pasur një bisedë mes lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit katalanas, anglezi do të ishte i gatshëm të provonte një aventurë të re te Barcelona ku mund të luaj edhe si sulmues qendror, roli i tij i preferuar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.03.2022 15:02