Kovaçevski: Ka mundësi të bashkëpunojmë me bursën serbe të energjisë elektrike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Beograd deklaroi se prodhimi vendor duhet të mbulojë 100 për qind të nevojave të tregut të rregulluar energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, raporton TV21. Kovaçevski tha se në kuadër të Ballkanit të Hapur sot është diskutuar për bashkëpunim në tregti me energjinë elektrike me bursën serbe të energjetikës.

“Para se të gjithash do t’i përmirësojmë kushtet për tregtinë ndërkombëtare të energjisë elektrike, këtu tashmë po bisedojmë për realizimin e bashkëpunimit përmes Bursës serbe të energjisë elektrike dhe Operatorit maqedonas të tregut të organizuar të energjisë elektrike”, tha mes tjerash Kovaçevski.