Dhunimi i të moshuarës, reagon Albin Kurti: Shokuese! Kjo që pamë sot ishte e tmerrshme

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Pejë, ku nëna e një dëshmori të UÇK-së ishte dhunuar nga punonjëset në azilin privat ku qëndronte.

Në reagim, Kurti shkruan se veprimi ndaj të moshuarës ishte i tmerrshëm dhe shokues, ndërsa shtoi se institucionet kanë vepruar menjëherë pas publikimit të pamjeve.

Reagimi i Albin Kurtit:

Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare./albeu.com


Shtuar 2.11.2022 22:34