Propozime për Hapësirën ajrore
NATO ka nisur identifikimin e një shteti anëtar të saj që do të do të ofronte përkohësisht shërbime të navigacionit ajror në hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi të zhvilluar mes gjeneralit Istvan Talla, zëvendësndihmës-sekretar i NATO-s dhe ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

Talla ka shpalosur opsionet që po i konsideron Këshilli i NATO-s.Ai ka premtuar që procesi i hapjes së hapësirës së lartë ajrore do të përmbyllet brenda një viti ndërsa u shpreh i kënaqur me rolin që autoritetet e Kosovës po luajnë në këtë nismë.

Ndërsa, ministri Mujota siguroi gjeneralin Talla se autoritetet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me NATO-n, KFOR-in dhe partnerët tjerë në gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme sa më të mirë për Republikën e Kosovës, sigurinë e fluturimeve, komunitetin e aviacionit dhe udhëtarët që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Shtuar më 10/05/2012, ora 19:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori