ZYRTARE/ Supersfida e kampionatit shqiptar luhet në “Air Albania”

Tirana– kënderbeu luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00. Kjo ndeshje i takon xhiros së 23-të të Kampionatin Shqiptar

Tirana njeh vetëm fitore nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo, si në kampionat ashtu edhe në Kupë, ndërsa të shtunën do të presë Skënderbeun, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit.

Klubi tiranas ka konfirmuar gjatë ditës së sotme, se ndeshja me Skënderbeun, ashtu si derbi i kryeqytetit dhe përballja me Teutën, është vendosur të luhet në “Air Albania Stadium” në Tiranë, aty ku skuadra ka marrë dy fitore në po kaq ndeshje.

Tirana – Skënderbeu luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00.

Ende nuk janë publikuar çmimet e biletave, por ajo që ka më shumë rëndësi, është stadiumi ku do të zhvillohet supersfida e javës.

Tirana në këtë edicion po lufton për titullin kampion së bashku me Kukësin dhe Partizanin.


Shtuar 13.02.2020 16:33