Promovohet libër për "Masakrën e Sopotit"
Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks", e cila vepron në Preshëve, Bujanovc dhe Medvegjë ka promovuar librin me karakter historik të autorit Xhafer Ymeri me titull "Sopoti", në 70-vjetorin e masakrës që ka ndodhur në Sopot më 1944.

Në libër, pasqyrohet "Masakra e Sopotit", kur focrat komuniste sllavo-bullgare vranë dhe prenë shqiptarë të pafajshëm.

Në të mund të gjendet dëshmia e 18 personave që e kanë përjetuar atë masakër.

Xhevat Ymeri, për vite të tëra i është përkushtuar çështjes kombëtare, për çka është shpallur nga shumë mediume dhe institucione maqedonase, nacionalist, separatist dhe irredentist. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2014, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori