Prokuroria Speciale e
Kosovës, njofton opinionin se në bazë të raportimeve të mediave lidhur me pohimin e disa qytetarëve nga lagja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë,
Prokuroria Speciale e Republikës së
Kosovës, ka autorizuar Policinë e
Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme.
Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar
Prokuroria Speciale e Republikës së
Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka
prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte.
Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja
prokuroria mund të hapë një hetim të ri.
Shtuar më 01/11/2017,
ora 09:35