Prokuroria Speciale pezullon grevën ende pa e filluar mirë
Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale ka pezulluar përkohësisht grevën e përgjithshme, pas takimit që grevistët kanë pasur me kryeprokurorin e Prokurorisë speciale, zëvendësprokurorin si dhe drejtorin e Sekretariatit të këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët kanë premtuar se do të bëjnë çmos për realizimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat e grevistëve janë kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti, garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve.
Shtuar më 19/03/2018, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori