“Kishte shtetase ruse që firmosi?” PD për Inceneratorin e Tiranës: Ku shkuan 45 milion euro?

Partia Demokratike ka vijuar akuzat për atë që ajo e quan si afera e Inceneratorit të Tiranës.

Përmes një deklarate nga selia Blu, Jamarbër Malltezi ka thënë se për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës janë paguar mbi 45 milionë euro, megjithatë ai nuk ekziston.

Ai ngriti pyetjen se kush i ndaloi autoritetet të vepronin dhe më tej, kush po i ndalon të ndërpresin financimet për aferën e inceneratorëve.

Deklarata e plotë:

Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme.

BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori!

Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?

Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29!

NUK PRANOJME MË “Ç’më duhet mua për kontratën?”

Ja disa pyetje të thjeshta:

  1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veç landfill dhe duhej paguar vec 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?
  2.  Kush genjeu sikur kompania në Hollandë kish experience ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?
  3.  Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guacke të sapokrijuar?
  4.  Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?
  5.  A kishte shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di te thote se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mire.
  6.  Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorite të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
  7.  Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratoreve?

Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shuuuumë të vështira për drejtësine e Soros./albeu.com/