Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, DASH: Krijimi i Asociacionit, kritik për ndërtimin e të ardhmes në Kosovë

Departamenti Amerikan i Shteti ka përshëndetur bisedimet e liderit të Kosovës, Albin kurti dhe atij të Serbisë një ditë më parë në Bruksel.

Në reagimin e DASH theksohet se takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë.

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, DASH: Krijimi i Asociacionit, kritik për ndërtimin e të ardhmes në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me takimin e së martës mes Kurtit dhe Vuçiçit të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ranë dakord të martën se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.


Shtuar 28.02.2023 22:52