Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Prokuroria serbe dorëzon raportin në Kosovë
Pëlqej
Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë, sipas mediumit serb N1, ia ka dorëzuar Ministrisë serbe të Drejtësisë raportin e kërkuar nga Kosova (në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit – plotësim ynë).

Dorëzimi i raportit është bërë në përputhje me Marrëveshjen mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike. Bëhet e ditur se po sipas kësaj kërkese, nesër do të dorëzohen dokumente shtesë.

Bëhet fjalë për të dhënat dhe njoftimet që do t’i përcillen Zyrës së përfaqësuesit special të E në Prishtinë, i cili do t’ia dorëzojë prokurorisë së atjeshme (të Kosovës – sqarim ynë), shkruan sot “Danas” i Beogradit.

“Të gjitha të dhënat që grumbullohen Ministria e Punëve të Brendshme (bëhet fjalë për MUP-in e Serbisë, sqarim ynë) dhe organet e tjera në vazhdimësi do t’i dërgohen Zyrës së përfaqësuesit special të BE në Prishtinë”, thekson Prokuroria, transmeton Koha.net.

Po ashtu theksohet se presin që përveç të dhënave që kanë marrë deri tash, do t’u dërgohen edhe të dhënat e tjera të grumbulluara gjatë hetimit të zhvilluar nga Prokuroria në Mitrovicë.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar më herët se Ministria e Drejtësisë e Kosovës i ka dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, por deri më tash nuk ka arritur asnjë përgjigje, shkruan Danas”.
Shtuar më 14/02/2018, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori