Prokuroria po analizon për hetim një gjyqtare të Prishtinës
Naime Krasniqi- Jashanica, gjyqtare e Gjykatës Themelore të Prishtinës mund të përballet me drejtësinë, në rast se prokuroria konstaton se ka keqpërdorë detyrën zyrtare dhe ka nxjerrë kundërligjshëm vendime gjyqësore kur ia ka konfiskuar pasaportën pa aktvendim një të akuzuari me nënshtetësi gjermane, në mars të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Konfiskimin, gjyqtarja vetëm e ka konstatuar në procesverbal, duke ia pamundësuar të drejtën e ankesës Xhemajl Imerit, i akuzuar për lëndim të rëndë trupor, ngjarje kjo që pati ndodhur në vitin 2009.

Bazuar në Kodin e Procedurës Penale, gjykata është e detyruar që të nxjerrë aktvendim për konfiskim të dokumenteve të identifikimit dhe të njëjtin t`ia dorëzojë palës akuzuese, në mënyrë që të ketë të drejtën e ankesës në Gjykatë të Apelit.


Shtuar më 07/10/2017, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori