Prokuroria: Paraburgim për Zekirja Qazimin dhe Liridon Kabashin
Pëlqej
Zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar faktin se prokuroria ka kërkuar 1 muaj paraburgim për Zekirja Qazimin dhe për Liridon Kabashin.

Prokurori i rastit Blerim Isufaj sapo ka arritur në objektin e Gjykates Supreme për të përfaqësuar kërkesën për paraburgim.

"Ju informoj se prokurori i rastit (prokuror vendës), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, 14.08.2014, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të arrestuarve Z. Q, nga Gjilani, dhe L. K, nga Skenderaj. Z.Q. dhe L. K. dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Rekrutim për terrorizëm”, sipas nenit 139 të KPK-së, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, sipas nenit 143 të KPK-së, “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, sipas nenit 147 të KPK-së, “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 141, i KPK-së dhe “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 të KPK-së “ ka thënë Kozmai", tha Kozmaqi.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori