Prokuroria nis intervistimin e aktivistëve të LVV-së
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga arrestimi i 6 aktivistëve të Lëvizjes "Vetëvendosje", të dyshuar për sulmin terrorist të 4 gushtit ndaj Kuvendit të Kosovës.

Prokurori i çështjes Abdurrahman Islami, ka shjeguar se vonesat kanë ndodhur për shkak se ishin duke pritur ekspertizat nga laboratori, procedurë e cila ka nisur një javë pas vdekjes së aktivistit Astrit Deharit në ambjentet e paraburgimit në Prizren.

Prokurori Islami ka filluar me intervistimin e 5 të dyshuarve që ditën e djeshme, dhe se me këtë procedurë do të vazhdohet edhe gjatë ditëve në vijim.

Lidhur me pyetjen nëse vdekja e Astrit Deharit ka përshpejtuar procedurat pëe të arrestuarit, ai ka deklaruar se e mohon që vdejkja e tij të ketë lidhje, dhe se deri më tani kanë qenë në pritje të ekspertizave ligjore, raporton "Express".

Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Astrit Dehari, Adea Batusha, Petrit Ademi dhe Frasher Krasniqi, që të gjithë aktivistë të Lëvizjes "Vetëvendosje", u arrestuan 29 ditë pas sulmit me granatë në Kuvendin e Kosovës.

Tre prej tyre, Arifi, Haliti dhe Dehari u mbajtën në paraburgim, derisa Batusha, Ademi dhe zëdhënësi i LVV-së, Frasher Krasniqi, u lanë në arrest shtëpiak. /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2016, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori