Prokuroria nis hetimet në një klinikë të QKUK-së
Ka rreth tre vjet prejse në Klinikën e Gastroenterologjisë, në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), është vendosur një lajmërim për pacientët.

“Ju njoftojmë se procedura e gastroskopisë dhe e kolonoskopisë nuk mund të kryhen në Klinikën e Gastroenterologjisë për shkak të defektit të aparaturës”, thuhet në njoftimin e kësaj klinike të mesit të vitit 2015, shkruan sot Koha Ditore.

Një letër tjetër me përmbajtje identike është ngjitur në tabelën e njoftimeve të kësaj klinike edhe më 22 mars të vitit 2016. Kanë kaluar më shumë se 2 vjet dhe një tjetër njoftim me datë të vitit 2018 është në këtë klinikë për të njoftuar pacientet që dy shërbimet më të rëndësishme të kësaj klinike nuk kryhen.

Siç ka mësuar gazeta, ka vite që ShSKUK – ja nuk i ka futur fare në planifikim këto aparatura për servisim. Defekti ka qenë sonda, e cila mund të zëvendësohet përmes procedurave të prokurimit për shërbimin e servisimit.


Shtuar më 26/05/2018, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori