Prokuroria ngre aktakuzë ndaj imam Irfan Salihut
Irfan Salihu
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër imamit Irfan Salihu.

Aktakuza lidhet me dyshimin se, ai ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes kombëtare, racore, fetare apo etnike, të dënueshme nga Kodi Penal i Kosovës.

Sipas prokurorisë, i akuzuari në ligjëratën e tij "Si ta shtojmë bereqetin", ka thënë se, "në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet tona kanë qenë vetëm 1% shqiptar".

"E shajnë atë mysliman që ju ka dhënë me hektarë tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bë sundimtarë të Ballkanit", citon Prokuroria të ketë thënë Salihu gjatë kësaj ligjërate.

Në prill të vitit të shkuar Irfan Salihu ishte pezulluar nga detyra në xhaminë "Suzi Qelebiu" në Prizren. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2016, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori