Fluturime të anuluara papritur e pilotë me orë të zgjatura në punë, BBC “denoncon” linjën problematike Wizz Air

BBC i ka dedikuar dy artikuj linjës së fluturimeve “Wizz Air”. Njëra ka të bëjë me rastet e anulimit të fluturimeve në mënyrë të papritur dhe artikulli i dytë ka të bëjë me ankesën e sindikatës së pilotëve, të cilët duhet të punojnë pavarësisht lodhjes.

BBC ka sjellë raste konkrete në lidhje me anulimin e fluturime ki tregon për një familje që nuk ka mundur të shkojë në Qipro pasi fluturimi i tyre u anulua dy herë. Kompania e fluturimeve ka pretenduar se kanë bërë shkurtime në staf dhe jo rekrutime të reja që prej kohës së pandemisë Covid-19.  Rasti i dytë është i Gillian Mansbridge nga Norfolk që  kthye në shtëpi katër ditë me vonesë pasi fluturimi i saj me Wizz Air u anulua.

Ndërsa në artikullin tjetër sjell ankesat nga sindikata e pilotëve, pasi pilotët e kësaj linje ajrore janë të detyruar të punojnë pavarësisht lodhjes, gjë e cila nuk është e lejuar pasi rrezikon jetën e pasagjerëve.

BBC shkruan se, shefi ekzekutiv Jozsef Varadi tha se stafi duhet të kalojë “miljen shtesë” kur është i lodhur, në mënyrë që linja ajrore të shmangë anulimin e fluturimeve.

Wizz Air mohoi që Jozsef Varadi e kishte posaçërisht për pilotët, por po fliste me të gjithë stafin./albeu.com