E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Prokuroria flet për hetimet e zhvilluara në rrahjen e Mustafës
Ish- drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, i pandehuri Avni Berisha i njohur me nofkën ‘Tarkani’ dhe dëshmitarë të tjera janë intervistuar në rastin e incidentit të dhjetorit të vitit të kaluar në Prishtinë në të cilin xhirimet tregojnë sulmin ndaj Mustafës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, e ka konfirmuar se personat e involvuar në rastin e sulmit ndaj Agron Musafës tashmë janë intervistuar.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me të pranuar lëndën dhe kallëzimin penal për rastin Mustafa me shpejtësi ka filluar hetimet në drejtim të veprave penale të kallëzuar, me ç’ rast janë marrë në pyetje, viktima, i pandehuri dhe dëshmitarë të tjerë të rastit”, tha Maloku për KALLXO.com.

Ai shtoi se prokurorja e rastit Rozalita Manastiri ka përfunduar hetimet dhe së shpejti pritet një vendim për këtë rast.

“Departamenti i përgjithshëm përkatësisht, prokurorja e rastit ka përfunduar hetimin dhe pritet shpejt të vendos definitivisht për ngritjen eventualisht të aktit akuzues apo jo në Gjykatën kompetente”, tha Maloku.

Ish- drejtori i ‘Valës’, Agron Mustafa është sulmuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë.

Të përfshirë në rastin e sulmit ndaj Mustafës kanë qenë, shefi i krimeve ekonomike Nazim Sahiti dhe një polic tjetër Avni Berisha i njohur si ‘Tarkani’.


Shtuar më 05/04/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori