Prokuroria e Kosovës kërkon të hetojë ish-prokuroren e EULEX-it
Përafërsisht katër vjet kanë kaluar që kur prokurorët e Kosovës kanë filluar të trajtojnë dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh.

Mirëpo, që nga ajo kohë e deri më tani ky rast nuk ka mundur të hetohet pasi vazhdon të jetë pengesë çështja e imunitetit. Edhe pse institucionet kosovare që në fillim patën kërkuar heqjen e imunitetit nga Bashkimi Evropian (BE), një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Tani, siç ka mësuar Koha Ditore, Prokuroria Themelore e Prishtinës u është drejtuar sërish autoriteteve të BE-së pikërisht për këtë çështje, në mënyrë që të vazhdojnë hetimet.


Shtuar më 30/06/2018, ora 08:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori