Ndryshimi i veprës penale të
Ramiz Kelmendit ka bërë që ai të "shpëtojë" nga gjykimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës në akuzën për
vjedhje të energjisë.
Në gjykimin ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës,
Ramiz Kelmendit,
prokurori i çështjes Blerim Igrishta e ka rikualifikuar veprën penale.
Prokurori Igrishta e rikualifikoi veprën nga
vjedhje e rëndë në
vjedhje të shërbimeve komunale.
Ky veprim i prokurorit ka bërë që lënda ndaj deputetit të arrijë parashkrimit absolut pasiqë vjedhja e shërbimeve komunale është
vepër që mund të dënohet deri në tre vjet burg ndërsa prokuroria pretendon që vepra është kryer në vitin 2011.
Në këtë situatë, deputeti nuk mund të gjykohet më për të njëjtën
vepër.
Shtuar më 12/11/2018,
ora 10:41