Prokurori kërkon vazhdimin e paraburgimit për Ivanoviq
Prokurori ndërkombëtar i EULEX, sot ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për liderin e Iniciativës Qytetare ‘SDP’, Oliver Ivanoviq, ndërsa vendimi për vazhdimin eventual duhet të merret deri të enjten në mesnatë, kur edhe skadon masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vllajiq, ka deklaruar se ka marrë sot kërkesën e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit për Oliver Ivanoviq dhe ka dërguar menjëherë një ankesë kundër kësaj kërkese.

Oliver Ivanoviq aktualisht ndodhet në paraburgim me afat 30 ditor, pasi dyshohet për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1999-2000. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori