Prokurori kërkon që Milaim Zeka të mbahet 30 ditë në burg
Prokuroria do të bëjë kërkesë që për deputetin Milaim Zeka të caktohet masa e paraburgimit.

Lajmin për kallxo.com e konfirmoi prokurori Rexhep Maqedonci.

“Nesër do të bëjmë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për Milaim Zekën”, tha prokurori Maqedonci.

Sipas tij, Prokuroria ka vendosur dhe ka plot arsye për të parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Në mëngjesin e sotëm, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëvendës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Po është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Arsyeja është kanosje përmes mjeteve të informimit”, tha Berisha.

Milaim Zeka prej tri ditë është përfshirë në debate me prokurorinë për shkak të disa incizimeve të bisedave që kanë rrjedhur në media.

Shtuar më 26/09/2018, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori