Projektligji që shton kompetencat e presidentit dërgohet në kryesi
Komisioni parlamentar për buxhet për financa e ka proceduar të mërkurën në Kryesi të Kuvendit Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa me ligjin në fuqi përcaktohet që presidenti të cilit i ka përfunduar mandati ka të drejtë për periudhën 5-vjeçare pas përfundimit të mandatit të ketë një hapësirë zyre, pajisje për zyrë, personel profesional që nuk mund të jenë më shumë se 3, Projektligji i ri e heq këtë kufizim 5-vjeçar.

Me projektligjin e ri presidenti ka të drejtë t’i shfrytëzojë këto beneficione në afat të pakufizuar. Javën e kaluar ky projektligj ka marrë miratimin edhe të Komisionit për legjislacion.
Shtuar më 25/01/2018, ora 07:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori