Projektligji për pandeminë, deputetja e AAK-së kritika Qeverisë
Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ka kritikuar Qeverinë për mosprezencën në seanca të Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Këto komente Haxhiu i ka bërë gjatë seancës së sotme të Kuvendit. Ajo ka thënë se faji pse nuk ka kaluar projektligji për pandeminë është i Qeverisë.

“Është një prezencë e qeverisë që do të duhej të ishte gjithmonë kur ka seanca. Për këto 100 ditë gjithmonë Kuvendi është ai që jep kritika dhe jep sugjerime po duhet të pranojmë dhe faktin se vendi ynë është përballë edhe me pandeminë.

Sa është faji jonë ka qenë edhe faji qeverisë, nuk keni qenë shumë aktiv në prezencën e juaj në seanca dhe prezent kur është dashtë, sa herë është diskutuar ky ligj, ministrja është dashtë me qenë këtu, besoj shumë që javën tjetër do të përfundoj kjo aventurë e deputetëve sepse po presin bizneset, qytetarët”, ka thënë deputetja e AAK’së.
Shtuar më 09/10/2020, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori