Deputetët e Kuvendit të
Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare në ora 14:00, për të votuar në
lexim të dytë projektligjin për
buxhetin e vitit 2021.
Projektligji për
buxhetin kaloi dje në
lexim të parë në Kuvendin e
Kosovës me 64 vota pro.
Qeveria e
Kosovës miratoi më 30 tetor
buxhetin 2021, i cili planifikon të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliardë e 885.9 milionë
euro ose 97.4 milionë
euro më shumë se sa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë
euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin e kaluar.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 08:18