Ministria e Forcës dhe Sigurisë së
Kosovës me 8 ditë vonesë ia ka dërguar Qeverisë së
Kosovës draftligjet për
transformimin e FSK-së në ushtri, ndërsa tani i mbetet Qeverisë së
Kosovës që ta procedojë të njëjtën në mbledhje të Qeverisë.
Ministria e Forcës dhe Sigurisë së
Kosovës ka konfirmuar që Projektligji për
Transformimin e FSK-së është dërguar në Qeveri më 8 maj, me ç’rast ata janë shprehur të bindur se partitë politike të vendit do të votojnë pro këtij transformimi.
“Pas marrjes së deklaratës financiare për koston buxhetore nga
Ministria e Financave dhe pëlqimit nga
Ministria e Integrimeve Evropiane që draftligjet janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së, draftligjet për
transformimin e FSK-së MFSK-ja më 8 maj 2018 i ka dërguar në Qeveri”, ka thënë Ibrahim Shala, zëdhënës në MFSK, shkruan Zëri.
Në anën tjetër, Qeveria e
Kosovës thotë se po kërkon konsensus për këtë çështje, që sipas tyre duhet të bëhet në kordinim me partnerët strategjikë të
Kosovës.
Shtuar më 11/05/2018,
ora 08:08