Projekti për teleferikun në Kalanë e Prizrenit has në kundërshtime
Pëlqej
Komuna paralajmëron se do ta anulojë tenderin
Tre milionë euro ka vlerën projekti përmes të cilit Komuna e Prizrenit parashihte të ndërtonte një teleferik për në kalanë e qytetit, me dy objekte përcjellëse.

Por, ky projekt ishte refuzuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore, raporton KTV.

Zyrtarët aktualë në Komunë thonë se projekti nuk ka as lejen e Drejtorisë së Urbanizmit.

Arsye e refuzimit të projektit final, sipas kryetarit të Qendrës Historike, Jusuf Xhibo, është mosrespektimi i kritereve, të cilat ishin vendosur për mbrojtjen e kalasë nga ndërtimet.

Hapësira prej rreth 400 metrash katrorë afër kalasë, kishte rënë në kundërshtim edhe me Ligjin për Qendrën HistorikePrizrenit.

Sipas këtij ligji, aktivitetet ndërtimore apo transformuese në Qendrën HistorikePrizrenit, nuk duhet të tejkalojnë 150 metra katrorë.

Mosrespektimi i këtij neni, sipas Arbnor Morinës, nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore, ka ndikim edhe në ndryshimin e pamjes së kalasë.

Të pakënaqur me projektin final janë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se projekti do të anulohet, pavarësisht se kanë përfunduar procedurat tenderuese dhe tashmë është shpallur një kompani fituese për të shkruan ekspress.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë edhe me ish-drejtorin e Urbanizmit, Visar Islamaj dhe ish-kryetari, Ramadan Muja, por ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e televizionit.
Shtuar më 25/02/2018, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori