Video epike, Bujar Leskaj ndeshje mundjeje në mes të lokalit (VIDEO)

Një video e shpërndarë këto ditë në rrjetet sociale tregon kreun e KLSH Bujar Leskaj, në një pamje krejtësisht të pazakontë për një funksionar.

I veshur vetëm me një kanotierë të bardhë, Leskaj shihet teksa realizon një ndeshje mundje me një burrë tjetër.

Sikurse shihet në video, ngjarja zhvillohet në ambientet e një lokali, ndërsa një grup tjetër burrash e shoqërojnë “ndeshjen” me thirrje dhe tifozeri.

Nuk dihet koha kur është realizuar kjo video, ndërsa kujtojmë që Leksaj edhe pse qëndron në krye të KLSh i ka mbaruar tashmë mandati dhe pritet të zëvendësohet sipas procedurës. /Opinion.al


Shtuar 8.06.2020 20:15