Kandidati kryesor për të pasuar Boris Johnson përjashton veten nga gara

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace e ka përjashtuar veten nga gara për udhëheqjen të Partisë Konservatore.

Në një postim në Twitter, Wallaca shkruan: “Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për t’u bërë, por fokusi im është te puna ime aktuale dhe të mbaj të sigurtë këtë të madh.

I uroj fat të mirë të gjithë kandidatëve dhe shpresoj që të kthehemi shpejt në fokusimin në çështjet që të gjithë jemi zgjedhur për t’i trajtuar”.

Kujtojmë që disa nga kandidatët më potencial për të marrë postin janë ish-kancelari Rishi Sunak, kryetari i komutetit të përzgjedhur për punët e jashtme të Commons, Tom Tugendhat dhe Prokurorja e Përgjithshme Suella Braverman./albeu.com