Profesorët i sulen me ofendime e sharje Edi Ramës në Prishtinë
Pëlqej
Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu një ëndërr që pas 10 vitesh Kosova dhe Shqipëria të kenë një president të përbashkët.

Ai nuk tha se president duhet të jetë nga Shqipëria por menjëherë në Kosovë filluan të mashtrojnë publikun duke ofenduar Ramën pasi mendojnë që do të jenë të famshëm në rrjetet sociale.

E menjëherë dy profesorët e Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi dhe Ibrahim Berisha kanë dalë kundër idesë së Edi Ramës për një President të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë.

Babai i Ministrit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur Kryeministrin e Shqipërisë aventurier, të pabesë dhe përçarës derisa Berisha ka thënë se udhëheqja e Kosovës nuk duhet të nënshtrohet para matrapazve qeveritarë nga Shqipëria.

“Edi Rama është aventurier. Është përçarës. Është i pabesë. Të tilla i ka të gjitha iniciativat e deritashme në drejtim të Kosovës. Të tillë e pati propozimin edhe sot në Prishtinë. (Sapo BE-ja e ka veçuar nga Serbia rrugën e Kosovës drejt integrimit, ky tipi synon ta mjegullojë e të mbulojë atë rrugë me dilema të tjera.Synon të frikësojë BE-në, me gjoja “qëllimet e fshehta” të Kosovës!!!) Pra, iniciativat e tij kanë vetëm një qëllim: të dobësojnë shtetin tonë e të inkurajojnë armiqtë e tij. Qaq. Prandaj askush nuk duhet ta marrë seriozisht, asnjë propozim të Ramës. As këtë të fundit, sepse edhe ky është hileqar”, ka shkruar Milazim Krasniqi, në një reagim, pas propozimit të Ramës.

Edhe profesori i Sociologjisë, Ibrahim Berisha ka thënë se përpos matrapazëve qeveritarë nga Shqipëria kujdes duhet patur edhe nga dinakëve nacionalistë të Serbisë.

“Shoqëria, shteti i Kosovës, meriton qeveri dhe udhëheqje të dinjitetshme që nuk është inferiore dhe e nënshtruar ndaj matrapazve qeveritarë të Shqipërisë dhe dinakëve nacionalistë qeveritarë të Serbisë”, ka shkruar Berisha.
Shtuar më 19/02/2018, ora 08:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori