Produktet shtazore të Kosovës do eksportohen në Bosnjë
Produkteve të Kosovës me origjinë shtazore tashmë u është hapur rruga për t'u eksportuar edhe në Bosnje-Hercegovinë. Delegacionet qeveritare tё dy vendeve kanë rënë dakord pёr njohjen reciproke tё certifikatave veterinare, gjatё takimit tё mbajtur nё Sarajevё me datën 22 janar 2015.

Marrёveshja e arritur, pёrmes dialogut nё mes tё përfaqësuesve tё qeverive respektive dhe me pёrkrahjen e delegacionit tё Bashkimit Evropian (BE-sё) dhe tё Pёrfaqёsuesit Special tё BE-sё nё Bosnje e Hercegovinё, hap rrugёn pёr eksportin e produkteve kosovare me origjinë shtazoreBosnje e Hercegovinё, gjё qё deri mё tani ishte e pamundur eksporti i produkteve kosovare tё kësaj natyre.

Delegacionet e tё dy vendeve janё zotuar se nga 1 shkurti i vitit 2015 tё sigurojnё qarkullimin e lirё e tё papenguar tё mallrave me origjinё shtazore, si dhe mallrave jo-ushqimore me origjinё shtazore, tё cilat i pёrmbushin standardet relevante sanitare. Agjencitё ushqimore dhe veterinare respektive do tё komunikojnё nё baza tё rregullta pёr tё lehtёsuar regjistrimin e operatorёve eksportues dhe pёr tё autorizuar eksport-importin, siç raporton "Koha".

Kjo marrёveshje bazohet nё reciprocitet tё plotё ndërshtetëror dhe ёshtё nё pёrputhje me standardet evropiane tё bashkёpunimit ekonomik, tregtisё sё lirё, zhvillimit dhe mirёqenies nё rajon. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori