Prodhimet e vendit në një raft
Ministria e Bujqësisë e mbështetur USAID ka ndërmarrë një nismë për ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve për prodhimet vendore. Në një projekt me titull ‘Nga toka jonë, për sofrën tonë’ në 24 degë të supermarketeve më të mëdha të vendit do të vendosen të gjitha produktet shqiptare në një raft.

Në këto rafte që do të jenë pjesë e zinxhirit të supermarketeve kryesore të Kosovës, do të gjenden prodhimet e përpunuesve kryesorë të pemëve dhe perimeve të vendit. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka pohuar se pothuajse nuk ka produkt që tashmë nuk prodhohet në vendin tonë. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori