Sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj kreut të komunës së Prozrenit,
Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve komunal.
Prokurorja e EULEX Natasha Vikeri, në seancën e sotme lexoi pikën 3 të aktakuzës e cila e ngarkon
Ramadan Mujën dhe Drejtorin e Urbanizmit, Sadik Paçarizi, për shpërdorim detyre, duke i dhënë në shfrytëzim Fabrikës së Çokollatës “Kamila”, në Boka-Boka, një parcelë me sipërfaqe prej 20.000 metra katrorë, pa kompensim.
Ndërsa pika e katërt e aktakuzës do të lexohet nesër, pasi do të kenë të drejtën e fjalës edhe pala e dëmtuar.
Prokurorja e EULEX ka kërkuar dënim për Mujën dhe Paçarizin, deri në tetë vite burg.
Seanca që pritet të zhvillohet ditën e mërkurë me datë 12 shkurt, mendohet se do të japë vendimin përfundimtar për këtë çështje.
Ramadan Muja është vetëdeklaruar gjatë tërë procesit se është i pafajshëm dhe ka vepruar në përputhje me ligjet e Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së tij si kryetar i komunës së Prizrenit. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014,
ora 15:53