Procesi i Brdos, Rexhepi prezanton arritjet e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi mori pjesë të premten në konferencën ministrore e Ministrave të Punëve të Brendshme të Europës Juglindore në Brdo të Sllovenisë.

Në këtë konferencë Rexhepi ka prezantuar progresin e arritur nga Institucionet e Republikës së Kosovës në zbatimin e agjendës evropiane dhe liberalizimit të vizave, me fokus në politikat e migracionit, luftimit të krimit të organizuar dhe mbrojtjes së dëshmitarëve. Ministri Rexhepi zhvilloi takime të shumta bilaterale me ministra të vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori