Conte do të ndryshojë skemën, Coutinho objektiv konkret

Në janar të 2013-ës e shitën te Liverpooli, të bindur se nuk do të arrinte dot të shkëlqente, por rreth 7 vite më vonë, te Interi po mendojnë të rikthejnë sërish në Milano brazilianin Coutinho, i cili aktualisht është i huazuar te gjermanët e Bayern Munchen.

Asi shkëlqeu me “The reds”, fantazisti brazilian u transferua te Barcelona për një shifër prej afërsisht 160 milionë eurosh, por nuk arriti të lërë gjurmë te katalanët dhe këtë verë u huazua me të drejtë blerjeje te Bayern Munchen.

Megjithatë edhe te bavarezët nuk po arrin të shkëlqejë dhe duket se tashmë drejtuesit e Bayern kanë vendosur të mos paguajnë shifrën prej 120 milionë eurosh për kartonin e tij, ndaj në verë Coutinho pritet të rikthehet te Barça, por vetëm në pritje për të mësuar destinacionin e ri, pasi “blaugranat” nuk e kanë në planet e tyre.

Momentalisht hipoteza më e mundshme është jo e transferimit të Coutinhos sërish në Premier League, ku përveç Liverpoolit, e kërkojnë edhe Tottenham, Chelsea e Manchester United, por së fundi në skenë ka dalë edhe Interi.

Fantazisti Brazilian pëlqehet shumë nga Antonio Conte, që ia ka këshilluar Marottës dhe ky i fundit po shikon mundësinë e përfshirjes në një shkëmbim kokë më kokë me argjentinasin Lautaro Martinez, që kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Antonio Conte po studion një ndryshim skeme, nga 3-5-2 që ka përdorur këtë sezon, në një 3-4-3 të njëjtë me atë që ka përdorur në sezonin e parë te Chelsea dhe plani është që braziliani të formojë treshen e ofensivës bashkë me Lukakun dhe Eriksen.


Shtuar 24.03.2020 07:52