“Vajzat pinin vetëm Whisky”, Kostaq Papa më në fund poston foto kur ishte me kaçurrela (FOTO LAJM)

Deputeti Kostaq Papa, është një ndër deputetët më të komentuar të opozitës së re në Kuvend dhe për këtë mjaftoi vetëm herë të fliste në foltoren e Kuvendit.

Ai i habiti të gjithë kur fliste për rininë e tij me flokë kaçurrela dhe me para, dhe se femrat me të kanë pirë më shumë Whisky ose pije të mira, sot ka hapur arkivat.

Për ata që janë kureshtarë, Papa ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën dhe ka publikuar disa foto të rinisë së tij, me flokë kaçurrela.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986, Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992.

Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen”, shkruan Papa në “facebook”. /albeu.com/


Shtuar 11.08.2020 21:22