Problemet nė Kosovė jo nga mungesa e dialogut, por nga apetitet e Serbisė
Vetėvendosje
Lėvizja Vetėvendosje ka dėnuar sulmin mbi ushtarėt e KFOR-it nė veri tė Kosovės njė ditė mė parė ndėrsa ka uruar shėrim tė shpejtė pėr tė plagosurit. Nė njė deklaratė pėr mediat VV shprehet se pėrplasja qė ndodhi nė datėn 1 qershor nė veri tė Kosovės vė nė pah brishtėsinė e sigurisė nė Kosovė.

Sipas tyre kėrcėnimi publik qė shpėrfaqin strukturat kriminale tė Serbisė nė Kosovė tregoi persistencė, pavarėsisht lėshimeve qė Kosova ka bėrė pėrmes negociatave tė padrejta e tė pabarabarta me Beogradin.

“Kosova ka nevojė pėr ushtri tė sajėn. Janė disa aspekte tė sigurisė qė i pėrkasin policisė, por janė edhe ca tė tjera qė i takojnė ushtrisė. Policia ruan rendin publik, por integriteti territorial dhe mbrojtja e kufijve janė arsyeja pse ekzistojnė ushtritė. Kosova ėshtė i vetmi shtet nė Ballkan qė nuk ka ushtri. Dhe, Kosova ėshtė shteti mė i rrezikuar nė Ballkan, pėr shkak tė apetiteve tė Serbisė tė cilat nuk janė teori konspirative, por janė shpallur haptazi. Shpallja dhe bėrja e FSK-sė ushtri do t'ia lehtėsonte punėn NATO-s”, thuhet nė deklaratė.

Sipas Vetėvendosjes integrimi i veriut dhe bashkimi i Mitrovicės nuk duhet kuptuar vetėm si njė ēėshtje e lirisė sė lėvizjes. Kjo ėshtė njė ēėshtje vitale pėr sigurinė dhe mirėqenien e popullit tė Kosovės, e pėr kėtė arsye duhen shkatėrruar strukturat kriminale tė Serbisė, duhet shporrur MUP-i prej andej, ndėrsa paralelisht nevojitet njė plan gjithėpėrfshirės i zhvillimit ekonomik. Duhet kuptuar se integrimi i vėrtetė dhe i qėndrueshėm nuk ėshtė vetėm integrimi institucional, por edhe ai shoqėror. E kėtė tė fundit e garanton veēse zhvillimi ekonomik i pėrqendruar nė prodhim e nė punėsim.

Ata i kanė bėrė thirrje qė tė ndalen bisedimet pėr veriun, pėrderisa atje janė nė veprim strukturat ilegale shtetėrore tė Serbisė, sepse kėto bisedime paraqesin inkurajim pėr ato struktura dhe pėr vetė Beogradin.


“Sa i pėrket serbėve lokalė qė nuk janė tė pėrfshirė nė ato struktura, me ta ėshtė e kotė tė bisedohet pėr sa kohė i kanė strukturat armiqėsore e kriminale tė Serbisė mbi kokė. Problemet nė Kosovė nuk vijnė nga mungesa e dialogut, por nga apetitet e Serbisė”, thuhet mė tej nė deklaratė. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2012, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Cili ka qënë sukesi më i madh i Kombëtares shqiptare?
20%
20%
20%
20%
20%
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)